Këngëtarja e mirënjohur, Fatmira Breçani është bërë gjyshe për herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë Fatmira në rrjete sociale ku postoi foton e parë të nipit dhe u shpreh e lumtur që është bërë gjyshe.
Këngëtarja zbuloi se vogëlushit i kanë vendosur emrin Triumf.
“Tash zyrtarisht statusin gjyshe. Jam shumë e lumtur dhe falënderimi i shkon të madhit Zot për këtë mrekulli që na bekoi. E paç jetën e gjatë Triumf dhe të premtoj që gjithmonë do jesh i rrethuar nga shumë dashuri”, shkruan Fatmira.