“Gjithë ditën qaje për të”, Fifit i përmendin ish-in dhe ajo nuk duroi dot

Fifi ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave pas lajmeve se djalit që ajo i ka dedikuar këngë, Xhulio është fejuar. Madje Fifi publikoi edhe një video e përlotur teksa dëgjonte këngën “Jetike” dhe të gjithë e lidhën me situatën që ajo po përjetonte. Mirëpo mesa duket Fifi e ka kaluar dhimbjen dhe me një video tjetër të postuar në Instagrama ka treguar se ndihet e lumtur beqare.

“Kur e kupton që je single dhe munesh me bo çka don pa dhon llogari”, shkruan Fifi në një video ku shfaqet duke kërcyer dhe hidhet mbi një krevat.

Në komentet krah videos, Fifit i ka rënë në sy një ndjekës që shfaqet i/e habitur pse ajo është e lumtur pasi dikur qante.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

“Ta paska bërë 8 me 2 e ti gjithë diten qaje për të, po ça di ti si është dashuria? Deri dje e ke mbush barkun me brum e gullasha, po ik se s’di asgjë”, i ka komentuar ndjekësi.

Fifi vendosi t’ia kthente, por duke e anashkaluar pjesën ku ndjekësi i përmend ish-in.

“Pse më fal ti haver je rrit me tartar dhe kallamar? Hallall”, iu përgjigj artistja.


Shtuar 8.07.2021 14:25

Tags: ,