Gjithçka nisi me një mesazh të gabuar, Shkurte Gashi tregon si është njohur me partnerin

Shkurte Gashi e ftuar në “Prive” ka rrëfyer historinë se si është njohur me partnerin e saj, Albert Limanin me të cilin ka dhe një djalë. Këngëtarja tregoi se shkak i njohjes së tyre ishte bërë një mesazh i gabuar i dërguar në Instagram.

“Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një bandë. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Falemindeirt shumë’ dhe një zemër.

I thashë ‘të lutem më fal se doja t’i shkruaja Milotit’. Mesazhi i dytë i Albertit ishte ‘S’ka gjë, faljet janë nga Zoti, mos ki dert se jam i joti’. Dhe thashë ç’më gjeti mua me të, kush e duron tani. Dhe unë e pyeta pastaj ‘çfarë do të thotë kjo?’. E më tha ‘do të thotë shumë, po nuk ka lidhje’.”, ka treguar këngëtarja.


Shtuar 31.07.2021 14:40