Gjesti i ulet në gjunjë Eglit: Pranon të bëhesh gruaja ime? Banorja bën reagimin e papritur (VIDEO)

Besart Kelmendi apo siç njihet me nofkën, Gjesti, po vazhdon të jetë tejet aktiv dhe me një energji të madhe në shtëpi.

Në orët e para të mëngjesit, ai duket të ketë bërë një shaka me Egli Takon, teksa po qëndronin në kuzhinë edhe me Danja Kokën.

Këngëtari nga Kosova, iu ul në gjunjë për t’i propozuar martesë, ndonëse bënte shaka.

“A pranon Egli Tako të bëhesh gruaja ime në të mirë në të keq, a je a nuk je. Të duhemi edhe pa para, Ferrarin ta blej nëse mbesin. Po dua të propozoj martesë, martesë shoqërore”, iu drejtua ai.

Egli u largua nga tavolina duke thënë: “Kur të dalim jashtë më propozo për martesë”.

Raporti i tyre po vazhdon të jetë shoqëror, marrë parasysh që tani edhe konkurrentja ka hequr dorë nga ai.

Mbetet për t’u parë nëse mund të ketë diçka më shumë mes tyre jashtë mureve të shtëpisë së “Big Brother”.

 


Shtuar 27.03.2025 09:58