Gjesti i rrallë, Butrint Imeri ndërpret koncertin dhe ngjit nënën në skenë (VIDEO)

Në fakt më shumë se një surprizë për mamanë, veprimi i fundit nga Butrint Imeri surprizoi gjithë fansat.

Në një koncert i shoqëruar nga e ëma, Butrinti e mori në skenë dhe e prezantoi me gjithë shikuesit. Momenti i ndërprerjes së performancës dhe ftesa për nënën e tij në skenë ishte absolutisht emocionuese.

Imagjinoni si mund të jetë ndjerë mamaja e Butrinitit!

“Kjo është dashuria më e madhe në jetë, mam të dua!”, thotë Butrinti teksa përqafon nënën. Kujtojmë që këngëtari është treguar shumë i rezervuar për jetën private. Momentet që ndan me prindërit në rrjete sociale janë shumë të pakta.

Pak kohë më parë, Butrinit tregoi se nëna e saj kishte një problem shëndetësor dhe se ndodhej e shtruar në spital.

Këngëtari është një ndër më të preferuarit në Shqipëri, Kosovë e jo vetëm. Këngët e tij janë kthyer në super hite. Së fundmi me “Dujëm” apo me duetin me Don Xhonit, Butrint Imeri ka qenë prezent gjithkund.


Shtuar 8.03.2022 10:19