Gjesti human! Loredana dhe Mozzik do të dhurojnë të ardhurat e klipit “Nëse don” për fëmijët e Kosovës në nevojë

Të gjithë mezi e kanë pritur projektin e fundit të Loredanës dhe Mozzik të titulluar “Nëse don” saqë teksti që shfaqet në fillim të këngës është anashkaluar për të shkuar direkt te kënga.

Por, po t’i riktheheni dhe njëherë, në gjermansisht shkruhet se të ardhurat e videoklipit do të shkojnë për fëmijët e braktisur dhe ato nnë nevojë.

“No Rich Parents ka një kuptim të rëndësishëm për ne, dhe nuk është titulli i këtij albumi. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që buxhetin e videoklipit ta dhurojmë në fondacionin “SOS Fshatrat e Fëmijëve” në Kosovë dhe për fëmijët e braktisur dhe në nevojë në të gjithë botën. Çdo kontribut sado i vogël ndihmon për të bërë një ndryshim të madh”, shkruhet në hyrje të klipit”, thuhet në klip.

Ata gjithashtu në përshkrimin e këngës në YouTube kanë vënë linkun ku mund të kontribuoni.

Ky është një gjest vërtet human nga ana e tyre./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 14:23