Gazetari Saimir Kodra ka treguar fillesat e punës së tij në radio, duke treguar në mënyrë të detajuar disa nga momentet më epike të asaj kohe.
“Mbaj mend ca kohë që nuk e di si u ndodha por u bëra edhe drejtor në radio. Mbaj mend që ditën e rrogës nuk e merrja asnjëherë se i kisha harxhuar të gjitha për radion. Pastaj u bashkua dhe Bojken Lako si bashkëvuajtës (qesh). Kohët e “Radio Mania”-s kanë qenë shumë të bukura, po nuk ka ngelur asnjë regjistrim tani”, u shpreh Kodra.
Kodra tregon se ka ende nostaligji për kohën kur ka qenë pjesë e radios.
“Çdo moment ka nostalgji, në ditët e mia të lodhshme, stresuese, e gjej ngushëllimin tek ‘dashnorja’ e parë, radioja. Atëherë radio mbizotëronte kudo, në makinë, në çdo ambient. Sot radio është pak më e vështirë për të dominuar tregun”, tregon gazetari.
Gazetari përmend edhe disa nga frazat që i kanë mbetur në memorie.
“Kur duhej të flisja si fëmijë, dhe të nesërmen vinin bluza, çorape, etj, kur ndërkohë ishte thjesht një procesor (qesh).”, tregoi ai./albeu.com/