Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Gili shumë shpejt do të bëhet gjyshe për herë të parë.
Djali i saj Roberti dhe partnerja e tij, Herolina do të bekohen me një djalë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë dyshja me anë të një videoje që kanë publikuar në Instagram, ku ata shihen duke zbuluar gjininë e fëmijës që po presin. Gili ka ripostuar videon dhe krah saj ka shkruar, “Me kismet së shpejti gjyshe e një nipi”, teksa i ka uruar fat edhe djalit dhe nuses së saj.
Kujtojmë që Roberti dhe Herolina kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në fillim të këtij viti në Maldive.
View this post on Instagram