Gerd Vaso flet për herë të parë për ndarjen me Enada Hoxhën: Nada humbi Gerdin, e unë shumë gjëra

Balerini i njohur Gerd Vaso ka folur për herë të parë publikisht mbi ndarjen nga balerina Enada Hoxha, duke treguar se fundi i martesës erdhi si pasojë e ndryshimit të prioriteteve mes tyre. I ftuar në “Grida Duma Podcast”, ai zbuloi se ndërsa Enada ishte e përkushtuar në mënyrë ekstreme ndaj karrierës, për të vetë kishte një kufi të qartë mes profesionit dhe jetës personale.

“Është shumë e vështirë të punosh bashkë,” u shpreh Vaso, duke shtuar se ai punon vetëm sa i jep kënaqësi, ndërsa përtej saj nuk shkon. Ai la të kuptohet se angazhimi i madh i Enadës në balet ndikoi në raportin e tyre, duke theksuar se i është dashur të bëjë sakrifica personale.

Vaso nuk fshehu dhimbjen dhe ndikimin që ndarja ka pasur tek ai, duke e përshkruar si një periudhë të vështirë. Ai dhe Enada ishin një nga çiftet më të dashur të skenës shqiptare, ndaj lajmi i ndarjes së tyre i surprizoi shumë fansat.“Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra. Personalitetin tim, dinjitetin tim, karakterin tim, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.”

Vaso e mbylli duke thënë: “Dola nga vetja ime. Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.”

Kjo tregon se balerini u distancua nga vetja për hir të marrëdhënies, ndërsa fundi erdhi kur nuk mundi më ta bënte një gjë të tillë.


Shtuar 20.10.2025 16:27