“Gati të lë gjithçka në Itali për babain”, Klaudia Pepa mbërrin në Tiranë

Vetëm pak ditë më parë, balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa, bëri bujë në një deklaratë në mediat italiane.
Ajo tregoi se shëndeti i babait të saj nuk është në ditët më të mira, por në çdo rast Klaudia është gati të lerë Italinë për familjën e saj.

“Jam shumë e trishtuar, sepse babai im nuk është mirë me shëndet. Mendimi im i parë ishte të lë gjithçka e të kthehem në Shqipëri. Por ime më më dha forcë, e më tha jo, duhet të vazhdosh”, tregoi balerina.

Por sot, Klaudia ka treguar nëpërmjet postimeve të saj në “Instagram”, se ka mbërritur në Tiranë.

Duket se balerina nuk ka ardhur me urgjencë, pasi postimet tregojnë se ajo po i shijon këto ditë në vendlindje.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Verissimo (@verissimotv)


Shtuar 8.02.2024 15:30