G-Bani ka folur në studion e Big Brother Vip për situatën që çoi në largimin e tij nga shtëpia me zarf të zi. Ai tha se nuk ka ndërmend t’i kërkojë falje Gjesit dhe ka kritikuar ata që shpërndajnë mesazhe urrejtje kombëtare midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës.
“Jam ndjerë bosh. Më mungon një pjesë e imja. Dua të jap një mesazh. Dua tu them të gjithë atyre që dalin në Tiktik dhe hedhin broçkulla dhe shpërndajnë urrejtje kombëtare midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës, që aty nuk ka qenë një shqiptar i Shqipërisë që ka goditur një shqiptar të Kosovës, por ka qenë Gbani që ka goditur Gjestin,” tha G Bani.
Duke folur për arsyen se pse goditi Gjestin, ai u shpreh kështu: “Kjo ka qenë një dobësi e imja për shkak të emocioneve të forta që kam akumuluar gjatë kohës aty. Kam qenë i mërzitur për dikë tjetër. I mora të gjitha parasysh kur e godita. Më preku në hundë. Andej nga anët e mija, kur e prek një burrë në hundë është sikur je duke i sharë nënën. Trupi im është i imi, askush nuk lejohet të më prekë. Nuk i kërkoj falje Gjestit.”
Ai u përjashtua pak ditë më parë pas një përplasjeje fizike me Gjestin, ku e goditi me shuplakë.