Fundi i epokës! Maria Grazia Chiuri largohet nga Dior pas 9 vitesh

Pas nëntë viteve në krye të shtëpisë së famshme të modës Dior, Maria Grazia Chiuri nuk do të jetë më drejtoresha kreative e markës. Ky largim shënon fundin e një epoke ku Chiuri solli një frymë të re feministe dhe bashkëkohore në estetikën e Dior-it, duke e transformuar markën në një platformë që përçonte mesazhe të forta sociale.

Gjatë karrierës së saj te Dior, Chiuri arriti të ndërthurte modën me angazhimin shoqëror, duke përdorur pasarelat si hapësira reflektimi për temat e emancipimit dhe të drejtave të grave. Koleksionet e saj janë mbajtur mend për mesazhe të guximshme dhe përfshirëse, si dhe për dizajne që promovonin fuqizimin e femrës në çdo aspekt.

Ende nuk është bërë i ditur emri i pasuesit të saj në këtë rol të rëndësishëm, por bota e modës është në pritje për të parë kush do të marrë drejtimin kreativ të një prej shtëpive më ikonike të haute couture.


Shtuar 29.05.2025 12:46

Tags: ,