FOTOT/ E dashura e Leonardo DiCaprios nuk i lë vend imagjinatës

25-vjeçarja modelja italiane Vittoria Ceretti, njëkohësisht edhe e dashura e Leonardo di Caprio dukej e mahnitshme teksa po bënte një set fotografik për revistën prestigjioze Elle.

Modelja në një nga fotot ka pozuar e zhveshur, pa reçipeta, duke i lënë hapësirë imagjinatës.

Në një foto tjetër bukuroshja seksi  u shfaq me një korse të zi me dantella dhe çorape të ngjashme. Ndërsa më pas e kompletoi ‘look’-un me një pallto të bardhë gëzofi dhe me taka të larta.

Vittoria dhe Leonardo di Caprio u lidhën në gusht të 2023-it. Para lidhjes me aktorin ajo ka qenë  e martuar me DJ Matteo Milleri.


Shtuar 23.02.2024 20:26