VIDEO/ Pak ditë pas humbjes së babait, Alketa Vejsiu ngjitet në skenë

Pak ditë më parë, Alketa Vejsiu humbi babain e saj. Moderatorja ndau me ndjekësit lajmin e hidhur dhe gjithë trishtimin e saj.

Por, jeta vazhdon dhe njerëzit e fortë duhet të jetojnë realitetin në të gjitha dimensionet e tij sado zemërthyer qofshin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me të.

Moderatorja e njohur i është kthyer punës për realizimin e talent shoë-t “X Factor Albania” dhe nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj këto momente. Në një video ajo shfaqet teksa bën make up-in dhe në sfond dëgjohet “Read all about it” një këngë himn kushtuar atyre që nuk janë më.

Kurse në një moment tjetër, e veshur me të zeza Alketa shfaqet në momente pune ashtu siç edhe i ati do të donte ta shihte.


Shtuar 8.11.2023 16:57