FOTO/ Tatuazhi i ri i Angelina Jolie, simboli që fshihet pas tij

Angelina Jolie doli në tapetin e kuq në ceremoninë e 77-të të çmimeve Tony të dielën dhe tregoi tatuazhin e saj të ri. Aktorja u shfaq me vajzën e saj 15-vjeçare Vivienne në tapetin e kuq, ku u shfaq mjaft elegante dhe e bukur.

Në mes të kraharorit, dallohej tatuazhi i ri i aktores. Bëhet fjalë për një harabel të vogël, me krahët e drejtuar nga jashtë, sikur të fluturonte.

Meqenëse harabeli është simbol i lirisë, dashurisë dhe besimit, ndoshta tatuazhi i saj i ri shënon një epokë të re për të dhe familjen e saj pas divorcit nga Brad Pitt.

Jolie ishte një nga yjet e mbrëmjes, pasi përveç paraqitjes së përbashkët me fëmijën e saj, ajo fitoi edhe një Tony për produksionin e muzikalit, “Outsiders”.

https://x.com/DailyMailCeleb/status/1802598845743780175


Shtuar 18.06.2024 13:49