FOTO/ Selena Gomez është fejuar? Detaji që po bën lëmsh rrjetin

Së fundmi është përfolur për një fejesë të mundshme mes këngëtares së mirënjohur Selena Gomez dhe partnerit të saj Benny Blanco edhe pse prej dyshes nuk kemi patur një deklaratë zyrtare. Mirëpo gjatë daljes së fundit, fansat vunë re një detaj rreth pamjes së saj, që menduan se ishte fejuar në fshehtësi.

32-vjeçarja ndau një foto ku shihej bashkë me studentët. Ajo kishte veshur një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe kishte bashkuar duart njëra mbi tjetrën në tavolinë.

Një burim i afërt zbuloi se ajo posedonte një unazë ari në gishtin e unazës së majtë.

Më 8 gusht ajo ndau një selfie në Instastory ku qëndronte para një pasqyrë të madhe e veshur me një fustan krem dhe një palë taka. Ajo vendosi një emoji me zemër mbi foto duke mbuluar gishtin e majtë.

Benny dukej prapa fotos, e cila dukej se është realizuar në një banjë hoteli.

“Një natë jashtë”, kishte shkruar Selena përbri fotografisë.


Shtuar 13.08.2024 15:14