Foto që trazoi rrjetin, Big Mama në pritje të ëmbël? (FOTO LAJM)

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet është përfolur se Big Mama është në pritje për t’u bërë nënë. Aludimet nisën nga një festë për zbulimin e gjinisë së foshnjës, ku këngëtarja po mbante tullumbacin ku shkruhej “Vajzë apo djalë?”

Mirëpo, këto thashetheme nuk janë të vërteta. “Prive” ka zbuluar se protagonistja e festës nuk ka qenë Big Mama.

Fotot ishin shkrepur nga eventi për ardhjen në jetë të foshnjës që pret bashkëshortja e vëllait të saj.

 

Shtuar 13.03.2021 01:03