FOTO/ Pla*gë th*ke dhe një jastëk në kokë, modelja braziliane gjendet e vd*kur në shtëpinë e saj, i biri 3-vjeçar…

Një modele braziliane është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Gjithashtu të afërmit e shqetësuar të 36-vjeçares kishin dhënë alarmin se ajo nuk kishte shkuar të merrte të birin 3 vjeçar nga kopshti.

Por Cindy Elizabeth Hernandez Perez, është gjetur e vdekur nga policia mëngjesin e të premtes kur hynë me forcë në shtëpinë e saj. E reja e njohur online si ‘La Barbie Regia’ dhe ‘Ana Fabiola’, kishte disa plagë thike dhe një jastëk në kokë. Ajo jetonte në qytetin verior meksikan të Monterrey dhe kishte më shumë se 10,200 fansa në llogarinë e Instagram me emrin Ana Fabiola.

E ndjera e përshkruante veten si “sipërmarrëse e dashurisë, modele dhe Miss”. Mediat vendase thonë se dyshohet se i dashuri i Cindy vizitonte shpesh shtëpinë e saj në Monterrey por nuk dihet nëse është ndaluar apo marrë në pyetje nga autoritetet.

Një nga ndjekëset e saj online shkruante: “Nuk e njohja personalisht por vrasja e saj më shokoi. Askush nuk ka të drejtë të bëjë diçka të tillë. shpresoj që të bëhet drejtësi për Cindy dhe që Zoti të mbrojë djalin e saj të vogël”.


Shtuar 7.10.2024 16:47