FOTO/ Pasi Heidi u largua nga “Goca dhe Gra” vjen edhe reagimi i mamasë së saj

Pas largimit të saj nga emisioni i njohur “Goca dhe Gra,” Heidi ka marrë një mbështetje të veçantë nga nëna e saj, Lajla. Në një postim emocionues në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, Lajla i dedikon fjalë të ngrohta dhe krenarie vajzës së saj, duke theksuar se Heidi ka qenë burim krenarie që nga lindja dhe vazhdon të jetë “dielli i familjes.”

Mesazhi i saj vjen pas një vale komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit e Heidit, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të largimit të saj nga emisioni.

Në mesazhin e saj, Lajla shprehet: “Një gjë ta dish të sigurtë Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, në çdo ditë të jetës. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam.”


Shtuar 27.10.2024 18:53