Në fillim të qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP”, Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi ndërtuan një miqësi të mirë, por ajo u prish sapo Meritoni nisi lidhjen me Ilnisën.
Kjo gjë e bëri Erjolën ta shihte edhe atë si kundërshtar, duke sjellë debate të ashpra mes tyre brenda shtëpisë.Meritoni nga ana e tij nuk ngurroi ta ngacmonte herë pas here Erjolën, deri sa arriti momenti i famshëm i gatimit të hallvës, që shkaktoi shumë tensione mes banorëve.
Megjithatë, duket se gjithçka ka mbetur në të shkuarën. Së fundmi, “Kryefjala” ka publikuar një foto ku Meritoni shihet duke shkëmbyer një puthje në buzë me Erjolën
Çfarë po ndodh vallë mes dy ish-banorëve? A është ky fillimi i një romance mes tyre apo thjesht një projekt i përbashkët?