Foto më virale e Met Gala, zbulohet çfarë i tha Kim Kardashian të motrës në ato momente

Veshja e saj ishte më e komentuara dhe si përherë Kim gjeti një tjetër mënyrë sesi ta “thyejë” rrjetin me paraqitjen e saj në Met Gala.

E veshur me të zeza nga koka tek këmbët, e vetmja pjesë e dukshme e trupit të saj ishin flokët.

Kim Kardashian së fundmi po zbulon detaje e histori, sidomos mbi imazhin e saj dhe motrës së vet, Kendall Jenner duke folur që u bë virale.

40-vjeçarja zbuloi se çfarë i tha modelja 25-vjeçare në tapetin e kuq të Met Gala.

“Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë imazhin e veshjes së saj me shkëlqim”, ka treguar Kim në Instagram duke qeshur. Me ketë pohim mësuam se Kim paska qenë “e verbër” gjatë gjithë kohës dhe nuk paska parë asgjë.


Shtuar 17.09.2021 11:38