FOTO/ Lotina zbulon një tjetër detaj nga lidhja e saj me Mozzik?

Pas ndarjes nga Loredana, me të cilën kanë një vajzë Hannën, Mozzik e ka mbajtur jetën sentimentale larg rrjeteve sociale deri para pak ditësh.

Ai postoi në rrjete sociale një fotografi teksa u pa duke përqafuar një vajzë pa zbuluar identitetin e saj. Mirëpo u zbulua se rap-artisti shqiptar është në lidhje me vajzën e politikanit Lutfi Hazirit, Lotinën.

Më shumë dyshimet u shtuan prej postimeve që dyshja bënte nëpër rrjete sociale teksa dukej se ishin në të njëjtin vend por pa zbuluar njëri-tjetrin.

Mirëpo pak momente më herët, Lotina ka ndarë një postim teksa vihet re një detaj. Krah saj ndodhet Mozzik dhe kjo gjë dallohet prej tatuazheve që ai ka në këmbët e tij.


Shtuar 4.06.2024 15:23

Tags: ,