Liesa Haxhiasllani dhe partneri i saj janë bërë prindër për herë të parë. Në jetë ka ardhur vajza e tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Sia.
Dyshja kanë ndarë në rrjetet sociale dy foto ku shihet pak bebushja, duke mos ia zbuluar portretin, por emrin dhe mbiemrin.
Urimet për ardhjen në jetë të Sias kanë qenë të shumta, por ai i Kiara Titos ra në sy nga ndjekësit, pasi shpreh shumë emocion.
”Mezi pres të të mbaj. Po vijjj shpejt”– shkruan moderatorja, e cila është e lumtur pasi shoqja e saj u bë nënë, 5 muaj pasi edhe ajo solli në jetë vajzën, Luna.