Biznesmeni Elton Ilirjani ka bërë me dije se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Parashqevi Simaku do të dalë të mërkurën e ardhshme nga spitali, pas më shumë se një muaji izolim total.
Lajmin e ka shpërndarë vetë Ilirjani përmes një postimi në Instastory, ku shkruan: “Flutura del të mërkurën nga spitali”.
Parashqevi Simaku ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe u shtrua në spital psikiatrik pas një krize të rëndë psikologjike që ka pasuar pas takimit me djalin e saj, Luke.
Dikur një ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku arriti të rrëmbente zemrat e shqiptarëve me zërin e saj melodioz, por jeta e shkëputi nga vendlindja duke marrë tjetër drejtim. Por pas shumë dekadash në harresë, një video tronditëse ku këngëtarja shfaqej e pastrehë në rrugët e New Yokut na la të shokuar të gjithëve.