Një ndër lajmet më të komentuara dhe që qarkulloi me shpejtësi lart e poshtë ishte se aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira ishin në prag të ndarjes. Sipas asaj që “gojët e liga” thoshin një vit më parë, aktori dhe partnerja e tij po kalonin një krizë dhe se ishin në prag të divorcit.
Epo, ndarje jo e jo që nuk ka pasur, por mund të themi që dashuria mes tyre veçse është shtuar. E ky fakt vihet re mjaft mirë në një foto të postuar së fundmi.
Gaz Paja është shfaqur krah Irës dhe djalit të tyre, më të lumtur se asnjëherë. Ata shihen teka po zhvillojnë një set fotografik për festat e fundvitit.