FOTO/ Ja sa followers kanë fituar banorët e Big Brother VIP Kosova

Tashmë dihet se banorët e Big Brother VIP nuk janë vetëm konkurentë në lojë, por edhe në rrjetet sociale. Personazhet e BBVK këtë vit janë bërë shumë viral në rrjet, kjo ka bërë që edhe numrat e njdekësve të tyre të shumëfishohen.

Disa prej tyre kanë një rritje të konsiderueshme dhe vetëm njëri prej tyre ka pësuar rënie të ndjekësve në këtë platformë.

Drilon Rama dhe Lejla Seferi, janë dy banorët të cilët kanë fituar një përqinje të madhe ndjekësish në Instagram. Më pas pasohen nga Arioni, i cili eleminuar, Xheneta dhe Vullenti.

Driloni, pati një rritje prej 548 për qind, pasi hyri me 12.3 mijë ndjekës dhe tashmë ka grumbulluar 79.7 mijë ndjekës. Lejla pati një rritje prej 457 për qind, pasi hyri me 9.8 mijë dhe tashmë i ka 54.7 mijë ndjekës

Arioni po ashtu ka pasur një rritje të ndjekësve me 300 për qind, i cili hyri me 9.7 mijë ndjekës dhe tani i ka 38.8 mijë ndjekës.

Një tjetër banore që ka pasur rritje është Xheneta me një rritje prej 195 për qind e cila hyri me 22.5 mijë ndjekës në Instagram, duke e çuar shifrën në 66.3 mijë ndjekës. Vullneti është një tjetër banor i cili ka pasur rritje në përqindje, me një shifër prej 160, nga numri i ndjekësve fillimisht 3 mijë dhe tani i ka 7.8 mijë ndjekës.

Ndërsa banorët me më së paku rritje të ndjekësve në Instagram janë Leonardo Gashi me 0 për qind, pasi nuk pati ndryshim të numrit dhe këngëtarja Rovena Stefa, e cila jo vetëm që nuk ka pasur rritje ,por ka pasur rënie të ndjekësve.

Mevlani është po ashtu është në mesin e pesë banorëve që më së paku ka pasur rritje të ndjekësve me 2.18 për qind. Krahasimi dhe statistikat u nxorën në bazë të përqindjeve.


Shtuar 13.12.2024 18:36

Tags: ,