FOTO/ Efi Dhedhes surprizon ndjekësit, zbulon se do ta shohim pjesë të një filmi?

Efi Dhedhes, ndërkohë që merret me pasionin e saj për tatuazhet të cilin e ka kthyer në biznes, sot ka ndarë të reja për ndjekësit.

Me anë të një ‘InstaStory’ ajo ka publikuar disa fletushka të cilat dëshmojnë se Efin do ta shohim së shpejti pjesë të një filmi.

Mirëpo ajo nuk ka folur kurrë më parë mbi këtë projekt. Siç duket ky ka qenë një ndër planët e saj për të surprizuar fansat besnikë.

Megjithatë, ajo nuk ka ndarë detaje të tjera, por postimi i saj i sotëm ka zgjuar kuriozitet tek ndjekësit për të mësuar më tepër rreth këtij projekti.


Shtuar 2.09.2024 22:18

Tags: ,