“Duamë” është një prej projekteve më të suksesshme të dy këngëtarëve të mirënjohur shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Ky projekt muzikor mesa duket është dëgjuar anë e mbanë botës saqë është bërë inspirim dhe për artistët e huaj. Konkretisht dy artistë nga Gjorgjia, kanë përdorur melodinë e “Duamë” për të krijuar një projekt të tyre.
Kjo gjë nuk ka mbetur pa u shpëtuar fansave të dyshes Miriam dhe Alban, të cilët sapo kanë dalluar ngjashmërinë e melodisë menjëherë i kanë vënë në dijeni artistët. Për këtë Miriami ka bërë një sqarim në llogarinë e saj personale të Instagram-
“Këto ditë po na dërgojnë shumë njerëz një cover të këngës Duam nga dy artist nga Gjeorgjia, ndoshta sepse po qarkullon shumë në Shqipëri. Faleminderit për raportimin, por ka më shumë se 1 vit që ka dalë dhe ne jemi në dijeni që atëherë dhe pse nuk i njohim personalisht.
Edhe pse do kishte qenë mirë të na kishin kërkuar leje për të drejtat e Cover-it, prapë se prapë ne u treguam dashamirës dhe nuk ua bllokuam këtë version.“-shkruan Miriami në postimin e saj.