Aktori i njohur Brad Pitt ka blerë një super vilë në Hollywood Hills, Kaliforni, me një histori interesante dhe masa të shtuara sigurie. Lajmi u konfirmua të martën nga “The Post”.
Shtëpia është ndërtuar në stil spanjoll dhe ka gjithçka që mund të ëndërrojë një yll i Hollywood-it: 6 dhoma gjumi, 8 banjo, pishinë,kinema brenda në shtëpi, dhe kopsht me perime të freskëta etj.
Brad Pitt, i cili është 61 vjeç, e bleu këtë vilë prej 779 metrash katrorë nga kitaristi i grupit The Killers, Dave Keuning, dhe bashkëshortja e tij, Emilie.
Keuning e kishte blerë në vitin 2021 për rreth 9.6 milionë dollarë nga themeluesi i aplikacionit Grindr, Joel Simkhai, dhe më pas e nxori në shitje për gati 14 milionë dollarë – por Pitt e siguroi për 12 milionë.
Vila ofron pamje spektakolare që shtrihen nga qendra e Los Angeles-it deri tek Oqeani Paqësor. Ndërtuar fillimisht në vitin 1989, ajo ndodhet në zonën elitare Outpost Estates, ku banojnë edhe emra të njohur si Orlando Bloom dhe Ben Affleck.