FOTO/ Aktorja e njohur e serialit “Friends” ndërron jetë

Teri Garr ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare pas një beteje të gjatë me sklerozën e shumëfishtë. Aktorja, e njohur për rolin e saj të njohur si nëna “Phoebe” në serialin e famshëm “Friends”, ndërroi jetë të martën si pasojë e komplikimeve nga sëmundja.

Vdekja e saj ndodhi pothuajse në përvjetorin e vdekjes së Matthew Perry, i cili luajti “Chandler Bing” në të njëjtin serial dhe u gjet pa jetë më 28 tetor 2023. Garr, e cila u diagnostikua me këtë sëmundje në vitin 2002, ndërroi jetë e rrethuar nga të afërmit e saj në shtëpinë e saj në Los Angeles, sipas zëdhënëses Heidi Schaefer.

Karriera e saj filloi në vitin 1974 me rolin e Inga në filmin “Young Frankenstein”, ku luajti përkrah Gene Wilder dhe fitoi famë ndërkombëtare.


Shtuar 30.10.2024 16:49