FOTO/ “A do e zëvendësoje Krisën me një vajzë shumë të pasur?” Ja si përgjigjet Tiri

Që pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 4”, Tiri Gjoci dhe Krisa Caushi kanë fituar shumë popullaritet dhe fansa.

Këngëtari i njohur është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku promovon projektet e tij të reja muzikore dhe jo vetëm. Ai poston edhe foto e video nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”. Pyetjet kanë qenë të shumta dhe sigurisht nuk kanë munguar ato në lidhje me BBV apo për partneren e tij, Krisën.

“A do e kishe zëvendësuar Krisën me një vajzë shumë të pasur?”.

E këngëtari i ka kthyer përgjigjen më të bukur që një vajzë do donte të dëgjonte nga partneri i saj.

“Krisa është vajza më e pasur që njoh”, i është përgjigjur Tiri pyetjes së ndjekësit.


Shtuar 28.05.2025 17:09

Tags: ,