Flor Binaj kandidat për bashkinë Tiranë/ Dojna Mema i del në krah: Për të gjithë ata që besojnë te e mira pa kompromis

Moderatorja Dojna Mema ka mbështetur kolegun e saj Florjan Binaj, pasi po kandidon për bashkinë Tiranë. Me anë të një videoje në Instagram, Mema thekson se Dinaj duhet ta bëj kryetarin e bashkisë për të gjithë qytetarët që besojnë te e mira pa kompromis.

Ndërkohë që më tej, Dojna deklaron se sot është shumë e rrallë të gjesh njerëz të ndershëm si puna e Florit.

“Unë punoj me Florin prej shumë kohësh tashmë dhe një nga pyetjet që më bëjnë më tepër njerëzit është ‘Po Flori është vetë kështu apo bën sikur’. Në kohën që jetojmë sot të jesh i ndershëm është aq e rrallë saqë na duket e pabesueshëm që ka njerëz të tillë që e thonë mendimin e tyre hapur pa iu trembur pasojave. Flori është njeri prej nesh, që nuk ka ka ardhur këtu falë ndonjë prindi me pushtet apo ndonjë partie politike, por vetëm fal vetes dhe fal punës së tij. Kush e njeh nga afer e njeh mjaft mirë se sa përfshihet Flori në të mirën e të gjithëve, sa kauza ka mbrojtur, sa lufton për mbrojtjen e mjedisit, duke nisur nga lagjia e tij. Sa për mua Flori e ka bërë gjithmonë kryetarin e bashkisë pa tituj pa vlerësime publike. Uroj që këtë herë ta bëj zyrtarisht, për të gjithë ne që besojmë te e mira pa kompromis” thotë Dojna Mema.


Shtuar 5.10.2025 19:48

Tags: ,