Fjolla Morina karshillëk me shqiptarët në rrjetet sociale, shkatërron çantën 30 mijë euroshe (VIDEO)

Këngëtarja Fjolla Morina sërish është në qendër të mediave rozë. Pas akuzave të bëra për rrobaqepsen e dyqanit të saj për të cilën tha se i kishte vjedhur byzylykun me vlerë 10 mijë euro, Fjolla ka publikuar njër tjetër video në rrjetet sociale.

Në pamjet e publikuara në rrjet të cilat po bëjnë namin në “TikTok”, Fjolla shfaqet duke shkatërruar çantën e saj origjinale “Hermes”, e cila kap shumën prej 30 mijë euro.

Në fillim këngëtarja tregon se çantën luksoze e përdor për të mbajtur qenushen e saj, dhe më pas fillon ta shkatërrojë, duke e grisur dhe e hedhur sa anderj-këtej.

“Kjo është çanta origjinale e Hermesit, unë e vendos bubin këtu edhe akoma nuk e di ja kam hequr qeset apo jo. Po ju tregoj që Hermesi nuk është asgjë, edhe pse është 10-20-30 mijë euro. Po ja heq tani qeset”, dëgjohet të thotë Fjolla.


Shtuar 17.05.2023 13:08