Fjolla Morina feston përvjetorin me të dashurin e ri

Këngëtarja Fjolla Morina e ka nisur ditën me dashuri dhe energji pozitive sot. Ajo ka postuar në Instatsory një ‘selfie’ me të dashurin e saj të ri, fytyrën e të cilit e ka mbuluar me një emoji zemre, teksa i bën një dedikim dashurie në mbishkrimin e fotografisë.

“Sot është festë e dyfishtë, ditëlindja jote dhe përvjetori jonë deri në pafundësi”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Pas disa periudhave të vështira në jetën e saj këtë vit, Fjolla i është rikthyer normalitetit. Pak ditë më parë ajo na ka prezantuar me të dashurin e saj të ri, dhe duket se po e shijon romancën me të.


Shtuar 24.09.2023 10:42