Fjala e fundit e modës, Nora Istefit i kushtoi veshja e fundit mijëra euro (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi është ajo e cila gjithmonë është etiketuar për stilin e saj me shumë klasë dhe super të shtrenjtë.

Së fundmi, këngëtarja është shfaqur me një palë këpuca të markës Versace, nga koleksioni i fundit dhe çmimi i tyre nuk është aspak modest. Çmimi i tyre kap të njëjtën vlerë sa të një makinë “Golf 3” dhe kushton hiç më pak se 1,090 euro, pa përfshirë transportin. Gjithashtu edhe fustani nuk kushtoi më pak, por zgjedhja e këngëtares nga marka Alessandra Rich, është 1,328 euro.

Ne total Nora Istrefi veshja i kushtoi Nora Istrefit 2,418 euro.

Kjo nuk është hera parë që këngëtarja e njohur është në hap me trendet e fundit dhe çdo pjesë e këtyre koleksioneve shumë shpejtë është në duar e saj.


Shtuar 7.10.2021 16:11