Finalist i “Ferma VIP”/ A ka Florian Agalliu një peng?

Florian Agalliu ka qenë një prej figurave më të dashura të “Ferma VIP”, i cili shkoi në dyshen finale së bashku me Dijonis Bibën, ku ky i fundit u shpall fitues i edicionit të parë.

Flori ishte i ftuar në  “2984” në Vizion Plus. Ai tha në “2984” se nuk ka asnjë pishman pasi ishte publiku ai që vendoste. Ndër të tjera tha se e ka shijuar shumë gjithë eksperiencën e tij brenda Fermës VIP.
Albano Bogdo: Flori ishte shumë afër fitores. Ma përshkruan dot ndjesinë?
Florian Agalliu: Doja shumë të isha në dyshe, që mos të dilja nga ai mundim dhe gjithë ai spektakël pa asnjë sadisfaksion personal sepse ishin 82 ditë që duheshin shpërblyer në një farë kuptimi. Por kur vjen puna te formula dhe te publiku nuk ka çfarë të të ngelet pishman. Ajo është në dorën e publikut. Por ishte ndjesi shumë e mirë, domethenë të paktën sfidën me Renisin e kam shijuar shumë. Ishte një nga sfidat fizike që unë pëlqeja shumë.


Shtuar 2.12.2024 11:48