Marrëdhënia e ngushtë mes Donaldit dhe Fifi-it u vu re brenda shëpisë së Big Brother, akoma më shumë kur kjo e fundit doli nga shtëpia.
Pa kaluar shumë kohë nga dalja, këngëtarja do të bënte tatuazh nofkën që i kishte vënë Donaldi, “Filoqyl”.
Të njëjtin tatuazh e ka bërë tani edhe Donaldi brenda shtëpisë se BBV, me vetëm një ndryshim, ngjyra. Fifi e ka ngjyrë të zezë, ndërsa Donaldi ngjyrë të kuqe.
Pas përfundimit, e para që e pa dhe e pyeti për kuptimin, ishte Arjola dhe përgjigja që mori ishte: “Njerëzit që duan shiun“. /albeu.com