Filloi edhe Sindi me “bomba”, bën publike bisedën e regjistruar të Olsa Muhametit (VIDEO)

Sindi Loci është një nga ish-konkurrentet më të përfolura të programit “Për’puthen”. Ajo shquhej për polemikat e debatet e shumta që shkaktonte në studio.

Në një intervistë për emisionin “Glamour Zone” në Rtv Ora ajo ka hedhur sërish akuza ndaj produksionit e veçanërisht Olsa Muhametit, si dhe ka publikuar bisedën me të.

“Nëse zgjodhe të reagosh, atëherë vështirë të mendoj se do të rikthehesh sërish në “Për’puthen”. Ju keni kokën tuaj Sindi dhe për këtë më vjen shumë keq sepse unë kam gjithë këto ditë që…”, dëgjohet të thotë Olsa.

Ish-konkurrentja tha se ajo bisedë është zhvilluar pas reagimit të saj më anë të një postimi në ‘Instagram’. Sindi u shpreh që atë periudhë ka qenë e ngarkuar psikologjikisht sepse gjyshi i saj ishte sëmurë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Kemi pasur dhe një telefonatë pas kësaj. Në momentin që më tha që do të largohesh nga program u ndjeva shumë keq dhe e mora në telefon dhe i thashë ‘Olsa pse, të paktën më jep një arsye dhe më bërtet në një mënyrë shumë të çuditshme dhe unë i them: ‘Unë e bëra thjesht sepse kam shumë presion, e kam gjyshin shumë rëndë dhe isha dhe në lot”, u shpreh Sindi dhe shtoi:

Pjesa që më lëndoi më shumë, ishte kjo:

“Dhe lëre në kohën e vet, ça lidhje ka rëndimi psikologjik?! Nëse ti e bën këtë, ça të them unë, çfarë kuptimi ka të vish më në studio?!”, ishin fjalët që i kishte thënë Olsa, të cilat Sindi zgjodhi t’i bënte publike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)


Shtuar 2.10.2021 08:42