Fifi sëmuret dhe shpërthen në të qara, “Big Brother” në tension (FOTO LAJM)

Të martën mbrëma u prezantuan 14 banorët që u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”. Ditët e para duken mjaft të qeta, pasi duket se personazhet po njihen me njëri-tjetrin.

Por së fundmi, duket se Fifi është sëmurur nga disa probleme të vogla me stomakun. Menjëherë të gjithë banorët i erdhën në ndihmë, veçanërisht aktorja Arjola Demiri që ishte në çdo moment afër saj.

Të lidhura

None found

“Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka dhe misri me kripë nuk më bëri mirë”- tha Fifi, e cila e përjetoi shumë keq këtë dhe shpërtheu në lot.

“Nuk ke temperaturë. Je shumë mirë kështu mos u shqetëso”- iu përgjigj Arjola Demiri. Ndërkohë Paloma hodhi idenë që në turnin e Fifit për plotësimin e sfidës me bluarjen e kafesë të gjithë banorët të punonin nga pak.


Shtuar 8.10.2021 10:26