Fifi paralajmëron këngën e re, njofton se është bashkëpunim

Filloreta Raçi – Fifi duket se është gati për të publikuar projektin e ri muzikor.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Artistja e njohur nga Ferizaj gjithashtu zbulon se është një bashkëpunim, por duke mbajtur akoma të fshehtë emrin e këngëtarit/es.

“Edhe pak ft…së shpejti. Si dihet ndoshta del nesër në Spotify”, ka shkruar ajo.

Reagimet e fansave qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për këtë këngë.

Fifi të fundit projekt e solli vetëm një muaj më parë të titulluar “Budalla”.

Ajo pëlqehet tejet shumë nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime në YouTube

 


Shtuar 11.04.2024 15:33