Sot është festë për Noizyn. Reperi, emri i të cilit është Rigels Rajku feston sot ditëlindjen e 36.
Urimet për të kanë nisur në mesantë nga miqtë, të afërm e ndjekës.
Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloj edhe në Londër dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.
Kujtojmë se në muajin gusht reperi organizoi koncertin Alpha, një nga më të mëdhenjt të organizuar në Shqipëri i cili është quajtur edhe si një revolucion për artistët shqiptarë./albeu.com/