Një prej vokaleve më të mira, këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini feston sot ditëlindjen e saj të 35-të.
Hitet e saj do të mbahen mend gjatë nga shqiptarët, ajo në vitin 2004 përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Eurovizion me këngën Imazhi Yt, dhe arriti pozicionimin më të lartë deri më sot ne këtë kompeticion.
Por Anjeza u largua shpejt nga skena dhe me siguri po pyesni veten çfarë bëhet sot me këngëtaren.
Anjeza Shahini ka vite që tashmë është larguar nga Shqipëria, dhe ka ndërtuar një jetë të re në Angli me diplomatin anglez Paul Edward Conolly. Këngëtarja shqiptare dhe diplomati anglez kanë gjashtë vjet që janë martuar dhe sot janë prindër të një vajze, Victoria që erdhi në jetë në 2019.
Disa kohë më parë, këngëtarja ka shuar kuriozitetin e të gjithëve për punën e saj në Angli dhe me një postim në ‘Instagram’ ka treguar se nuk i qëndron larg muzikës, por jep kurse për talentet e reja./albeu.com/