Beatrix Ramosaj sot feston 27-vjetorin e lindjes dhe këtë vit është më e lumtur se kurrë më parë. Vetëm para pak ditësh ajo shënoi një tjetër sukses të madh në karrierë. Artistja fitoi dy çmime në “Netët e Klipit Shqiptar”, “Interpretimi më i mirë femër” dhe “Regjia më e mirë”. Pikërisht me fotot më të bukura nga ky moment, Beatrixi ka shkruar dy fjalë për rastin e ditëlindjes së saj.
“Sot është 27-vjetori im i lindjes! Rritem një vit më shumë dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirënjohëse për dhuratën e jetës. Mendoj se kam mësuar kuptimin e vërtetë ose versionin tim të kërcimit në shi”, shkruan Beatrix.
Ajo ka marrë qindra urime nga miq dhe njerëz të afërt, mes tyre ndër më emocionuesit ishte ai i vëllait të saj, Alban Ramosaj. Këngëtari ka postuar në foto me të motrën dhe i ka bërë një dedikim në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen drita e syve të mi. Motra ime e talentuar dhe e bukur. Të dua Beatrix Ramosaj”, shkruan Albani në urimin e tij.
Beatrix e ka pritur ditëlindjen në mesnatë me familjarët e saj. Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga festa në shtëpi, ku ambienti shihet i zbukuruar me tullumbace, lule të shumta dhe qirinj.