Nuk është e zakonshme të hasim çifte që festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, por Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë të jashtëzakonshëm.
Çifti feston ditën e sotme ditëlindjen dhe rastësia ka dashur të kenë lindur në të njëjtën datë. Arbana feston sot 38-vjetorin e lindjes, ndërsa Eduarti 34-vjetorin.
Moderatorja ka uruar bashkëshortin e saj në mesnatë me një foto shumë të ëmbël duke i dhuruar një puthje dhe dedikimi është akoma më i ëmbël.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua!”, shkruan Arbana.
Kujtojmë se në tetor të vitit që lam pas Eduarti dhe Arbana u bënë pridër të një djali që e quajtën Diell./albeu.com/