Fermerët sjellin filmin “Përrallë nga e kaluara” në “Ferma VIP”, si janë ndarë rolet (VIDEO)

“Përrallë nga e kaluara” do te vijë në versionin e fermerëve. Kjo është sfida e radhës e Agait për fermerët, të cilët kanë ndarë rolet mes tyre dhe pas përgatitjeve kanë vënë në skenë këtë pjesë.

Producent është Valeri, teksa Albano ka rolin e regjisorit.

Në skenën që është luajtur sot, fermerët janë veshur me kostume popullore për t’iu përshtatur roleve, ndërsa janë martuar Gjino dhe Marigoja.

Rolin e Gjinos e ka luajtur Buçko, ndërsa Marigonën e ka improvizuar Baby G.

Në përfundim do të ketë edhe një çmim për vetëm një nga fermerët.

Gjatë këtyre ditëve, provat kanë qenë intensive, ndërsa edhe Albano ka qenë shumë kërkues dhe këmbëngulës për fermerët e tjerë, për të realizuar sa më mirë filmin./vizionplus.tv


Shtuar 28.04.2024 21:25

Tags: