Moderatorja Fjoralba Ponari tregohet tepër private për jetën e saj sentimentale dhe për lidhjen me partnerin e saj, i cili nuk është person publik.
Pavarësisht se ndodh rrallë, nuk është hera e parë që Fjoralba poston foto me Françeskon. Kësaj here nuk ka postuar vetë atë, por një pusullë të bukur dashurie dedikim nga ai.
“I love you so much. You are the best human ever. Keep your head up. I will always be with you”(Të dua shumë. Ti je njeriu më i mirë. Mbaje kokën lart. Unë do të jem gjithmonë me ty), ka shkruar ai.
Fjoralba Ponari shfaqet shumë rrallë në rrjete sociale me të dashurin e saj pasi ai nuk pëlqen të jetë një qendër të vëmendjes/albeu.com