Fejohet aktorja e Fifty Shades of Grey, Dakota Johnson! (FOTO)

Chris Martin dhe Dakota Johnson janë fejuar, sipas burimeve për The Mirror. Vokalisti i Coldplay i ka propozuar aktores së njohur, pas 6 vitesh lidhjeje.

“Ata kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin që prej ditës së parë, ndaj ishte i pashmangshëm kalimi në hapin tjetër. Ata s’po nxitojnë që të planifikojnë dasmën”, tha burimi.

Çifti i famshëm, i cili e ka mbajtur lidhjen goxha private, kanë edhe aprovimin dhe të gjithë dashurinë e ish-bashkëshortes së Martin, Gwyneth Paltrow. Madje, aktoret janë mike të mira dhe nuk i kanë kursyer komplimentet dhe fjalët e bukura për njëra-tjetrën.

Martin dhe Paltrow kanë qenë të martuar për 11 vite dhe janë divorcuar në vitin 2016. Ata kanë dy fëmijë, Apple dhe Moses, të cilët kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me Dakota-n.

“I dua ata fëmijë sikur jeta ime varet nga ata. Me gjithë zemër”, tha ajo rishtazi, në një intervistë për Bustle.


Shtuar 7.03.2024 14:51