Fation Kuqari humb babain, mesazhi pikëllues: Më ke lënë mua për gjithçka

Ai u bë i njohur për publikun si “Fationi i Për’puthen” dhe ka vazhduar të qëndrojë aktiv në rrjete sociale.

Herë duke provomuar bizneset e tij e herë duke ndarë momente të përditshmërisë, Fation Kuqari ka vazhduar të jetë një prej personazheve më të përfolur, që sot ka ndarë me ndjekësit e tij një prej dhimbjeve më të mëdha.

Ai ka humbur babain e tij, i cili ditët e fundit po luftonte me jetën. Mes dhimbjes së madhe, Fationi ka ndarë nv InstaStory një video ku babai i tij i bënte ledhe nipit, ndërsa krahas videos shkruan fjalët rrëqethëse që na i mbushën sytë me lot:

“Të dua pafund ba! Ik i qetë në Parajsë, më ke lënë mua për gjithçka. Të dua pafund. Të kam pas shok e do të kem…aty lart për çdo gjë tek ty do marr mendim. Të dua pafund!”- shkruan Fationi.


Shtuar 4.05.2023 16:34