Fansat thonë se i dedikohet Pique-s, Shakira prezanton albumin e saj të ri

Shakira ka njoftuar publikimin e albumit të saj të ri me një postim në rrjetet sociale. Ylli kolumbian ka publikuar një seri fotosh në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse për të promovuar këngët e saj të reja.

Në mbishkrimin e postimit ajo ka bërë të ditur se albumi i saj i ri do të publikohet më 22 mars. Titulli është “Femrat nuk qajnë më” dhe fansat kanë nisur aludimet se mund t’i referohet sërish ndarjes së saj me Pique.

“Albumi im i ri, që do të dalë më 22 mars, është ai që kam krijuar me të gjithë ju, tufa ime e ujqërve që kanë qenë pranë meje në çdo hap të rrugës. Krijimi i këtij efekti ishte një proces plot alkimi. Ndërsa shkruaja çdo këngë, po rindërtoja veten. Ndërsa i këndoja, lotët e mi u kthyen në diamante dhe dobësia ime në forcë”.

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)


Shtuar 15.02.2024 20:53