Fansat bëjnë veprimin e papritur për të, Kiara mbetet gojë hapur kur e mëson (VIDEO)

Publiku është afeksionuar pas “Big Brother” dhe banorëve pjesëmarrës të këtij edicioni. Sikur të mos mjaftonte që i ndjekin në çdo lëvizje, ata kanë shkuar edhe më larg duke i lënë emrat e tyre fëmijëve.

Po, po është e vërtetë! Së fundmi në aplikacionin “Big Love” Kiara Tito ka marrë një mesazh nga një simpatizante e saj, e cila pasi e komplimentoi i tregoi se i ka lënë emrin e saj mbesës së sapolindur. Moderatorja këtë herë mesazhet nga ndjekësit i lexoi nga suita vetëm për vetëm me Luizin, ku të dy nuk e fshehën gëzimin pas këtij vlerësimi që lexuan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Kujtojmë që Luizi dhe Kiara pas “Prime-t” të së shtunës, kanë pasur në dispozicionin e tyre një suitë të tërë deri të martën. Ky avantazh për çiftin erdhi si pasojë e dëshirës që moderatorja i kishte kërkuar “Vëllait të Madh” pasi rezultoi fituese e sfidës së imitimeve.

Gjatë kësaj sfide, Kiara imitoi në mënyrë perfekte Nita Latifin.


Shtuar 20.03.2023 13:37